Topollaj: Berisha ka një rrugëdalje për të mos krijuar parti të re, Basha do bashkojë votat kundër Metës

schedule23:00 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 23:00 - 14 Dhjetor, 2021

Fabian Topollaj deklaroi mbrëmjen e sotme në “Log.” në ABC se Sali Berisha nuk kishte për qëllim të merrte Partinë Demokratike një ditë më parë. Topollaj u shpreh se Berisha është i qartë për hapat që duhet të ndjekë dhe prandaj ndryshimet i ka dërguar në gjykatë.

“Berisha shkoi dje në seli dhe doli me këmbët e tij sepse është i qartë . Jo pa shkak ndryshimet i ka çuar në gjykatë. Shumica duhet vërtetuar juridikisht. Çështja e vulës varet nga përballja juridike. Në gjykatë ka dy statute. Ajo që ka dorëzuar Kuvendi i 11 Dhjetorit me delegatët e vet dhe ajo që ka dorëzuar para dy ditësh Lulzim Basha për Kuvendin e Korrikut i të njëjtit vit. Gjykata nuk mund t’i pranojë të dyja, edhe 5-mijëshen e Berishës dhe atë të Lulzim Bashës”, tha ai.

Topollaj theksoi se  Berisha ka ndryshuar vulën dhe siglën pasi synon krijimin e një formacioni të ri politik. Ai shtoi se ky i fundit një tjetër rrugëdalje pa qenë nevoja për krijimin e partisë së re, që janë zgjedhjet lokale. Në këtë pikë ai tha se presidenti nuk mund të jetë pengesë, pasi duke parë se ujërat janë trazuar mes kreut të shtetit dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ky i fundit mund të bashkojë votat me maxhorancën për ta shkarkuar nga detyra.

“Më e rëndësishme është kush ka mbështetjen më të madhe politike. Basha është i favorizuar për shkak se është kryetar. Sali Berisha ka ndryshuar edhe vulën dhe siglën sepse është rrugëdalja për të krijuar një formacion të ri politik.  Mendoj se kjo që po ndodh është fillimi i rrugës për të krijuar një formacion tjetër politik që ata thonë që është PD e vërtetë. Dhe mund të jetë PD e vërtetë nëse ata arrijnë të mbledhin shumicën.

Sali Berisha për të provuar forcën e tij në publik ka një rrugëdalje pa qenë nevoja të formojë një subjekt të ri politik. Shqipëria shumë shpejt ka zgjedhje lokale. Presidenti mund të shkarkohet edhe Lulzim Bashës do i mbivendoset maxhorancës për ta shkarkuar presidentin. Sali Berisha nuk ka nevojë të presë dy vjet sepse mund ta provojë përmes kandidatëve të pavarur, Nëse Berisha mbështet kandidatë të ndryshëm nga PD, nuk do ketë më asnjë vlerë se kush mban vulën. Nëse kandidatët e Berishës marrin më shumë vota se ata të Bashës, do tregojë forcën”, u shpreh Topollaj. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!