Topalli: E premte e zezë për PD

schedule14:30 - 21 Prill, 2018

schedule 14:30 - 21 Prill, 2018

E premte e zezë për Partinë Demokratike e ka quajtuar ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një analizë të gjatë që ka bërë në rrjetet sociale të mënyrës se si u ndërtua dhe u zhvillua mbledhja, Topalli në fund arrin në përfundimin se thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit, duke e bërë atë të përjetshëm me letra.

Dhe për të mbuluar këtë turp, –shkruan Jozefina Topalli,- Luli bën kujdes të shpërndajë në media se po kthehet Jozefina në Këshillin Kombëtar, sepse Luli paska pranuar, që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë ish-Kryeministri, ish-Presidenti dhe ish-Kryetari i parlamentit.

Hileqar e quan Lulzim Bashën Jozefina Topalli, pasi sipas saj, ky nen, në statutin e PD ka qenë në vite. Topalli kërkon dorëheqjen e kryetarit Basha dhe rithemelim të Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!