Tomori vihet në ndjekje të Egnatias kryesuese, pasi ditën e sotme mposhti Besën me rezultatin e pastër 2-0. Beratasit ia dolën të triumfojnë në duelin e luajtur në Luz dhe vendimtarë ishin Pepa e Sharavolli, autorë të dy golave për skuadrën e drejtuar nga trajneri Bledar Sinella.
Kavajasit tani rrezikojnë edhe katërshen e parë në klasifikim, pasi në fundjavë u mposhtën edhe nga Egnatia. Këta të fundit numërojnë pesë pikë më shumë se Tomori dhe gjashtë nga Pogradeci, që vijon ecurinë pozitive.
Liqenorët kanë fituar në Vlorë kundër Flamurtarit, me rezultatin minimal 1-0. Balla shënoi golin e vetëm për Pogradecin. Me tre pikë u nda sot edhe Turbina, që mposhti 2-1 Lushnjën në Cërrik. Zylyftari dhe Yuri realizuan për vendasit, kurse për miqtë Xeka. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 17 (GRUPI B)
E mërkurë, më 24 mars, ora 13:00
Besa-Tomori 0-2
Shënues: Pepa 72’, Sharavolli 83’
Turbina-Lushnja 2-1
Shënues: Zylyftari 18’, Yuri 71’ / Xeka 46’
Flamurtari –Pogradeci 0-1
Shënues: Balla 57’