Bryan Joel Rodriguez u bë pjesë e Laçit në verë, teksa nënshkroi për tre vite. Mesfushori amerikan me origjinë nga Meksika nuk ka pasur hapësira në ekipin e parë, teksa ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupë e një në kampionat.
Rodriguez shënoi edhe një gol më ekipin U21, në katër duele të zhvilluara. Kurbinasit kanë menduar që mesfushori me tipare sulmuese të luajë më shumë dhe kanë rënë dakord me Tomorin, për ta huazuar për pjesën e mbetur këtij sezoni.
Fantazisti ka luajtur më parë në Poloni me Odra Wdzislaw, kurse në SHBA ka qenë me Fullerton University, Orange County dhe Los Angeles Wolves. Tomori, në Kategorinë e Parë, është stacioni i radhës për Rodriguez. /abcnews.al