Tomini: Masat do lehtësohen në mënyrë të përshkallëzuar, dy javët e fundit pozitiviteti zbriti në 11%

schedule17:39 - 23 Shkurt, 2022

schedule 17:39 - 23 Shkurt, 2022

Nga Ajgena Korbi

Nga 23 shkurti karantina për të infektuarit me COVID që shfaqin formë të lehtë apo të moderuar të sëmundjes do të zgjasë pesë ditë. Udhëzimi për përgjysmimin e ditëve të izolimit për të cilin ekspertët e Komitetit Teknik të Shëndetësisë ranë dakord në mbledhjen e të martës ka nisur tu shpërndahet mjekëve të familjes.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini tregon se në varësi të ecurisë së pandemisë dhe vaksinimit do të vendoset dhe për lehtësimin e masave të tjera, si ora policore apo mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura.

Të prekurit nga COVID dy javët e fundit  janë përgjysmuar ndërsa pozitiviteti, tregues i transmetueshmërisë së virusit në komunitet ka zbritur në 11%. Qendrueshmëri po paraqesin dhe të shtruarit në spitale.

Nga sot  të gjithë ata që kanë kaluar pesë muaj nga marrja e dozës së dytë anti COVID mund të kryejnë të tretën. Vendimi i Komitetit Teknik ka hyrë në fuqi ndërsa numri i personave mbi 16 vjeç që kanë marrë vaksinën përforcuese ka arritur në rreth 10%. Ndërkohë 54% e popullsisë target është vaksinuar me dy doza dhe 58% me një.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!