Planet për filmin hapësinor të Tom Cruise me Elon Musk janë finalizuar, dhe udhëtimi është planifikuar të mbahet në tetor të vitit 2021. Në fillim të këtij viti u njoftua se Cruise ishte bashkuar me themeluesin e SpaceX, Elon Musk për të realizuar një film në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Ylli hollivudian do të jetë në bordin e Space Creë Dragon, që pritet të niset në Tetor të vitit të ardhshëm, sipas Space Shuttle Almanac. NASA konfirmoi bashkëpunimin në projekt në fillim të këtij viti përmes një postimi në twitter, ku administratori Jim Bridenstine shkroi:
“NASA është e ngazëllyer të punojë me @ TomCruise në një film në bordin e Space Station. Ne kemi nevojë për të frymëzuar një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet.” xh.d/abcnews.al