Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”. Cruise fitoi çmimin si aktori më i mirë për interpretimet e tij në “Jerry Maguire” në 1997 dhe “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin e aktorit më të mirë dytësor për “Magnolia” në 2000.
Ky vendim vjen mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj. Sakaq, dhe NBC njoftoi të hënën se nuk do ta transmetonte evenimentin në 2022.
“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in.”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për CNN Business. /abcnews.al