Tollona karburanti fermerëve 1 ditë para zgjedhjeve, PD në Vlorë kallëzon Fejzi Nezhën

schedule15:01 - 24 Prill, 2021

schedule 15:01 - 24 Prill, 2021

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, .

Kallëzimi vjen pasi sipas Partisë Demokratike, Nezha ditën e sotme, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës thotë se e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!