Tola për aksidentet: Shkak shpejtësia tej normave

schedule18:56 - 10 Gusht, 2018

schedule 18:56 - 10 Gusht, 2018

Tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë është shkaku kryesor i aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit. Në këtë përfundim ka arritur drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Mitat Tola. Në një deklaratë për mediat, Tola kërkoi të tregohet kujdes jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga këmbësorët e drejtuesit e biçikletave.

Shpejtësia vazhdon të marrë jetë njerëzish. Thirrjen ndaj drejtuesëve të mjeteve që të tregojnë kujdes e bën drejtori i përgjitshmëm i policisë rrugore Mitat Tola.
Kujdes duhet të tregojnë edhe përdoruesit e biçikletave, motoçikletave dhe këmbësorëve. Jo në pak raste këta të fundit janë fajtorë.

Nisur nga aksidentet e fundit që kanë ndodhur në korrik dhe gusht ka një numër të evidentuar drejtuesesh femra që janë përfshirë në aksidente rrugore.
Vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti femra të konstatuara në gjendje të dehur për të cilat ka filluar ndjekja penale.
Ndërkohë, policia rrugore vazhdon monitorimin në akset rrugore ku ka fluks lëvizjesh. Drejtori Tola kërkon zbatim të kodit rrugor me qëllim shmangien e aksidenteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!