Tokat e fshatrave në Vaun e Dejës përmbyten në maj

schedule13:30 - 11 Maj, 2019

schedule 13:30 - 11 Maj, 2019

Më pak se një muaj na ndan nga sezoni i verës dhe tokat e fshatrave të bashkisë Vau i Dejës janë përmbytur nga reshjet. Banorët thonë se një sipërfaqe prej 100 ha është mbuluar nga uji, pasi kanalet kulluese nuk janë pastruar prej vitesh.

Pesë orë shi përmbyti tokat e fshatrave Sums dhe Barbullush, pjesë e bashkisë së Vaut të Dejës. Të mbjellat e banorëve u mbuluan nga uji. Ata thonë se kjo situatë është e përsëritur, pasi kanalet kulluese nuk janë pastruar prej vitesh.

“Kanali ka  30 vjet që nuk janë pastruar”.

“Këta për çdo vjet na i hapin, por me fakte i shikoni vetë që janë të gjitha të mbyllura”

“Për 5 orë me shku në këtë gjendje është e pamundur me bë pyetje pse ka ndodh”.

Nga kulturat e kultivuara nuk shpëton asgjë.

“Çdo gjë e mbjellun që kemi, jonxhet, misrin, dikush ka sojën, kjo na dëmton më këtë ujë kështu, këto i përngjasin orizoreve”.

Dëmi sipas tyre shkon në disa miliona lekë.

“Pa llogarit punimet bujqësore me 12 mijë lekë dynymi, të shkon 50 mijë lekë me e punu, pa llogarit plehrat kimikë”.

Banorët tregojnë se uji do disa ditë që të largohet nga tokat.

“Se nuk është puna se e lëshon uji sot, po 2-3 ditë nuk e lëshon dhe kjo thahet krejt”.

Deri tani llogaritet që rreth 100 ha tokë e njësisë administrative Bushat ndodhet nën ujë. /ABC news Albania 24/7