Tmerri i Çernobilit, kjo kërpudhë në qiell shqetësoi Ukrainën

schedule14:32 - 23 Qershor, 2020

schedule 14:32 - 23 Qershor, 2020

Një re e madhe që u shfaq në qiell shkaktoi shqetësim në kryeqytetin e Ukrainës, i cili ndodhet vetëm 60 milje larg Çernobilit, zonë ku ndodhi aksidenti tragjik në 1986.

Përdoruesit e mediave sociale shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me renë e çuditshme që sipas tyre mund të lidhen me testet e armëve bërthamore apo edhe ndonjë qënie jashtëtokësore.

 

“Mesa duket Putin po teston një armë të re bërthamore?” shkroi Maxim Volokh. “A është UFO?” shkruajti Mariya Pulyak.

Megjithatë, njerëzit mendojnë se  ky është një fenomen i motit, plotësisht natyrore.

I njëjti njoftim është bërë edhe  nga Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Ukrainës, duke u treguar qytetarëve se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar.

Sipas Mirror, ky lloj i veçantë i reve (emri shkencor. Cumulonimbus incus) parashikon ardhjen e një stuhie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!