Nga Simon Shkreli
80-vjecarja Nete Çukaj nga fshati Obot është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën. E ka të nevojshme të dërgohet në spitalin e Shkodrës. Infermieri i fshati e transportoi me varkën e tij. Reshjet e 24 orëve të fundit kanë vërshuar dhe në rrugët e qytetit Shkodës.
Lexo edhe: Oboti, fshati që u kthye në liqen, uji pushton servisin, pronari e nxjerr me pompë
Niveli i ujit i rritur si shkak i reshjeve, rritjes së nivelit të liqenit dhe shkarkimeve të hidrocentralit të Vaut të Dejës ka depërtuar dhe në qytetin e Shkodrës. Ka disa lagje që kanë prezencë të ujit.
Kanalet janë bllokuar dhe pucetat nuk tërheqin ujin. Disa familje janë evakuuar mes tyre dhe familja Lajthia që banon në zonën e Livadheve. Kjo familje me nënën e paralizuar të mërkurën u ankua në ABC për banesën e përmbytur.
Lexo edhe: “Mirëserdhët në Venecia”! Pamjet me dron nga Shkodra, “bukuri e plagosur”
Ndërkohë është zgjeruar dhe sipërfaqja e përmbytur e zonave të tjera të nën Shkodrës. Aktualisht sipërfaqe totale e përmbytur është mbi 5000 Ha, ku pjesa më e madhe janë forgjere dhe jonxhë. Gjithashtu prezencë uji ka në 200 banesa në zonën e Livadheve, 4 të përmbytura në Obot dhe 121 në Dajç.
Sipërfaqe totale e përmbytur:
- Tokë e pakultivuar 1040 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 3595 Ha
- Grurë 225 Ha
- Bimë Dekorative 117 Ha
- Pemtore 50 Ha
Shtëpi me prezencë uji:
-Në zonën e Livadheve 200 banesa
-Në Obot 4 banesa të përmbytura
-Në Dajç 121 banesa
db/ Abcnews.al