Tmerr në një çerdhe në Brazil: 18-vjeçari vret me thikë 3 fëmijë dhe dy edukatore

schedule22:23 - 4 Maj, 2021

schedule 22:23 - 4 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Një 18-vjeçar hyri në një çerdhe dhe goditi me thikë tre fëmijë dhe dy edukatore, duke u shkaktuar vdekjen.

Ngjarja është regjistruar në qytetin Saudades, në perëndim të Santa Catarin. I riu, pas krimit u përpoq të bënte vetëvrasje dhe thuhet se po trajtohet në gjendje kritike në spital.

Guvernatori i shtetit të Santa Catarina, Daniela Reincher, shpalli tre ditë zi për viktimat. /abcnews.al