Baleti “Dhoma e 12” vjen premierë absolute nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në skenën e Arturbinës. Vepra kontemporane është krijim i koreografëve Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani inspiruar nga albumi i pianistit italian Ezio Bosso.
12 ngjarje, emocione, ndjesi, kujtesa, dëshira apo disfata janë në qendër të baletit kontemporan “Dhoma 12”, e cila vjen nën koreografinë e Manjola Hasanit dhe Esdalin Gorani. Artistët për këtë pjesë janë inspiruar nga albumi i pianistit italian, Ezio Bosso.
Në qendër të baletit qëndron individi rreth të cilit rrotullohet gjithçka jeta, historitë, hyrjet dhe daljet në dhomat e jetës dhe ndalesa ose harresa. Në rolin kryesor është Eltion Merja, i cili thotë se kjo vepër e ka bërë të përjetoj emocione të veçanta. Por në këtë pjesë përformojnë 15 balerinë, ku secili është personazh më vete.
Drejtorja e Operas dhe Baletit thotë se këtë sezon i është dedikuar një vëmendje e veç Zana Çela thotë se i është dedikuar një vemendje e veçantë krijuesve shqiptarë. Ndërsa sezoni do të ketë edhe 3 premiera të rëndësishme. Teatri i Operas dhe Baletit edhe këtë sezon do të zhvilloj shfaqje të ndryshme edhe jashtë Tiranës dhe në open air./abcnews.al