Nga 17 personat e arrestuar për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore, nëntë prej tyre u lanë në burg, kurse tetë të tjerë u lanë të lirë me masë sigurie, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Gjykata e Durrësit nisi sëancën për rivlerësimin e masës së sigurisë në orën 9 të mëngjesit të kësaj të diele dhe përfundoi pas pesë orëve. Për ish-drejtuesin e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj dhe ish-kryetarin e komunës në Ishëm Sulejman Ibrahimi masa e sigurisë nuk ka ndryshuar. Ata do të qëndrojnë në burg bashkë me shtatë zyrtarë të tjerë të Kadastrës. Të gjithë personat që u arrestuan akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.
Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.
MBESIN NE BURG
1- Ardian Iljazaj
2- Bledar Zerba
3- Renaldo Pastërma
4- Delis Kapxhiu
5- Mikel Zaho
6- Luigj Bushaj,
7- Gjon Proja
8- Albert Doda
9- Sulejman Ibrahimi
ARREST SHTEPIE
1- Adrian Kona
2- Rovin Zeqja
3- Enver Shima
4- Latif Mullahi
5- Lekë Ndoj
DETYRIM PARAQITJE
1- Malvina Deçka
2- Edlira Nova
3- Gjergj Bushaj
/abcnews.al