EMRAT/ Tjetërsimi i pronave në Durrës, lihen në burg pesë autorët e arrestuar

schedule15:30 - 14 Prill, 2024

schedule 15:30 - 14 Prill, 2024

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ish-zv.drejtorin e Kadastrës, Leonard Kadrimi dhe 4 personave të tjerë, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, të cilët akuzohen për falsifikim pronash në Spitallë. 5 të arrestuarit akuzohen se tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë.

Mësohet se deri më tani janë marrë në pyetje 23 persona mes të cilëve edhe dy ish-drejtues të Kadastrës Liridon Pula dhe Bedri Luku që kanë treguar praktikën e ndjekur për regjistrimin e kësaj sipërfaqe toke. Po kështu janë sekuestruar edhe një sërë dokumentash që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve për të zbuluar rolin e personave të përfshirë.

Nga hetimet, ka rezultuar se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentave të falsifikuara si dhe punonjësve të Agjencise Shteterore te Kadastres, janë kryer veprime qe kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit në pasuri të individëve. Ndërkohë ish zevendes drejtuesi i Kadastrës, Leonard Kadrimi ish-juristi Ardit Kërtusha dyshohet se duke shpërdoruar detyrat, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme. /abcnews.al