Tjetër viktimë, humb jetën 70 vjeçari tek “Infektivi”

schedule16:39 - 28 Qershor, 2020

schedule 16:39 - 28 Qershor, 2020

Është rënduar bilanci i viktimave ditën e sotme nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë  ka njoftuar se një 70 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Sipas Ministrisë 70-vjeçari nga Shkodra po trajtohej në terapi intensive prej disa ditësh. Ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 2 viktima të tjera që kishin humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke bërë që numri i humbjes së jetëve nga Covid-19 të shkojë në 56 persona.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për zbatimin e rregullave të distancimit social dhe higjienës vetjake.

Njoftimi i Ministrisë se shëndetësisë: 

COVID19, Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën 70 vjeçari nga COVID19

MShMS thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen./abcnews.al