Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, çdo ditë shënon suksese të reja me talentin e saj.
Së fundmi, ajo nxorri në treg këngën më të re me titull “We’re Good”, e cila e ndihmoi të prekë majat në platformën Spotify. Statistika të tilla tregojnë se ndonëse u publikua në një vit jo të mirë, Dua po arrin suksese të mëdha me të.
Përmes postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar për vitin 2021 deri tani dhe ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit.
“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në një njoftim të publikuar në Instastory.
Ndërsa së fundmi Dua po ashtu njoftoi se ka nxjerrë në shitje versionin e ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”.