Tjetër sukses për Dua Lipën, këngëtarja shqiptare në ballinën e “The New York Times Magazine”

schedule07:22 - 11 Mars, 2021

schedule 07:22 - 11 Mars, 2021

Këngëtarja e njohur botërore me prejardhje shqiptare, Dua Lipa është bërë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze amerikane “The New York Times Magazine”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, ajo duke shpërndarë fotografi të cilat do të publikohen në numrin e datës 14 mars të gazetës së përditshme.

Këngëtarja 25 vjeçare shfaqet në fotografi me veshje serioze dhe elegante.

Kujtojmë se albumi i fundit i saj “Future Nostalgia” është bërë më i transmetuari për tri javë rresht në Spotify duke lënë kështu mbrapa edhe albumin e këngëtarit të famshëm amerikan The Weeknd “After Hours”./abcnews.al