Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, është bërë pjesë e fushatës së Grammy Museum për Edukimin muzikor.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë ajo, duke u shprehur shumë krenare.
“Jam krenar që jam pjesë e Fushatës së GRAMMY Museum për Edukimin muzikor në punën e tyre për demokratizimin dhe zgjerimin e programeve të tyre në arsim dhe komunitet. Fondet e mbledhura do të ofrojnë pranim falas në Muzeun GRAMMY në qendër të Los Angeles për të gjithë studentët dhe do të zgjerojnë qasjen në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA”, ka shkruar Dua.
Më tej, këngëtarja ka deklaruar se ndihet e nderuar që do të bashkëpunoj me artistët e famshëm Billie Eilish, Bruno Mars, Shaën Mendes dhe Rosalía./abcnews.al