Tjetër rrëshkitje e tokës në Gjirokastër, masiv dheu sipër shtëpive

schedule14:03 - 6 Mars, 2018

schedule 14:03 - 6 Mars, 2018

Në Gjirokastër duket banorët janë përfshirë në panik nga rrëshkitjet e vazhdueshme të tokës. Pas disa ngjarjeve të ndodhura në Janar dhe në Shkurt, një tjetër shkarje e tokës ka ndodhur në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër.

Kjo e moshuar përjetoi një natë të frikshme kur sipër shtëpisë së saj nisën shkarjet e tokës.

Gjysma e masivit të dheut i ka rënë në anë të murit, dhe oborri është mbushur me baltë.

Shtëpia ndodhet në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër dhe aty rrëshkitjet e dherave kanë filluar një muaj më parë.

Të rrezikuara janë edhe banesat e tjera që ndodhen mbi pjesën e tokës që ka rrëshqitur.

Banorëve të lagjes po u lëviz toka nën këmbë. Kurse rruga që lidh dy pjesët e saj është bllokuar.

Këtë vit Gjirokastra është përfshirë nga ky fenomen në disa pika të saj. Rrëshkitje të tokës ka ndodhur në kala dhe ka patur dëmtime. Po ashtu edhe në periferi të qytetit po ndodh e njëjta gjë.

Por shkarjet më të rrezikshme janeë ato të muajit Janar në lagjen “Cfake”. Nëntë shtëpi u rrezikuan teë shembeshin dhe pësuan krisje teë mureve dhe themeleve.

Më pas rrëshkitjet në lagjen “Punëtori”,  një pallat pesëkatësh dhe shtëpitë rreth tij u rrezikuan.

Ngjarja më e rëndë ishte ajo në kodrën e Shtufit. Rrruga kryesore u bllokua kurse pallati tetëkatësh thuajse është bërë pabanueshëm.

Gazetar i ABC News, Gjirokastër: Orges Sako

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!