Kylian Mbappe qëndroi pushim gjatë muajit shtator. Problemet në kofshën e majtë e detyruan të qëndrojë jashtë, teksa u rikthye në sfidën përballë Galatasaray në Champions League.
20-vjeçari luajti rreth 30 minuta në përballjen e Stambollit dhe ndjeu sërish dhimbje. L’Equipe raporton ato minuta aktivizim ishin fatale për kampionin e botës. Problemet në kofshë nuk ishin larguar plotësisht dhe Mbappe do të duhet të qëndrojë sërish pushim.
Trajnerët e PSG dhe Francës, Tuchel dhe Deschamps, nuk duan të rrezikojnë dhe lojtari pritet të mungojë në ndeshjen kundër Angers në kampionat dhe dy sfidat përballë Islandës dhe Turqisë. /abcnews.al