Tjetër legjendë e mbyll me futbollin, gjermani thotë “Stop”

schedule15:54 - 8 Tetor, 2019

schedule 15:54 - 8 Tetor, 2019

Mesfushori i njohur gjerman, Bastian Schweinsteiger e ka mbyllur me futbollin e luajtur. 35-vjeçari ka vendosur të thotë ‘Stop’ dhe ka varur këpucët në gozhdë. Pas një karriere shumë të pasur, Schweinsteiger fitoi zemrat e të gjithë tifozëve të futbollit, për klasin që tregonte në fushë, si dhe për shpirtin e tij luftarak.

Me Bayern Munchen, Schweinsteiger ka fituar gjithçka: Champions League, Bundesligën gjermane plot 8 herë, Kupën e Gjermanisë 7 herë dhe një Botëror klubesh. Edhe me Manchester United, gjermani ishte i suksesshëm, pasi fitoi FA Cup dhe EFL Cup. Karrierën e tij, mesfushori e mbylli në MLS me ekipin e Chicago Fire./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!