Konfirmohet një tjetër largim nga Kukësi. Portieri Ilir Avdyli, përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se nuk do të jetë pjesë e skuadrës verilindore në vijim. “Faleminderit për të gjitha FK Kukësi dhe shumë suksese në vazhdim”, shkruan portieri.
Avdyli kishte spikatur një sezon më parë te Kamza, ndërkohë që është aktivizuar në Superiores edhe me Tiranën. “Gardiani” e nisi titullar te Kukësi, por pas disa javësh ish-trajneri Duro i besoi Dashamir Xhikës dhe pjesën më të madhe të kampionatit qëndroi në stol.
Sigurisht ai kërkon të luajë dhe me shumë mundësi do ta vijojë karrierën në Kosovë, ku e kërkon skuadra e Feronikelit. Edhe klubi i Kukësit doli me komunikatë dhe e falënderoi portierin dhe i uroi suksese në të ardhmen. /abcnews.al