Tjetër katalanas në infermieri, zbulohet mungesa e Araujos

schedule16:17 - 8 Shkurt, 2021

schedule 16:17 - 8 Shkurt, 2021

Barcelona arriti dje fitore shumë të bukur dhe të rëndësishme ndaj Real Betis në Andaluzi me shifrat 3-2 pas një ndeshje shumë të bukur, e cila në fakt nisi keq për katalanasit.

Në minutën e 12-të Ronald Araujos iu desh të linte fushën e lojës dhe t’i lërë vendit yllit holandez. Frenkie De Jong. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera u mësua se uruguaiani ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë.

Nga ajo që raportohet në Spanjë ai do të mungojë për rreth tre javë, çka do të thotë se humbet aktin e parë të raundit të 16-ave të Champions League ndaj PSG.

Uruguaiani, i shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm pas mungesës së Pique, pritet të jetë gati për sfidën e dytë në Francë ndaj PSG, e cila luhet më 10 mars. Oscar Mingueza dhe Umtiti pritet të garojnë mes tyre për të zëvendësuar 21-vjeçarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!