UEFA vendosi të përjashtonte Manchester City nga kompeticionet europiane për dy sezonet e ardhshme. Problemet në FPF (fair-play financiar) ndikuan në vendimin e 14 shkurtit, teksa kampionët e Anglisë u gjobitën edhe me 30 milion euro
Klubi i City pretendon se ka çdo bilanc në rregull dhe ka dërguar çështjen në CAS. (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv). Ndërkaq, janë tetë klube në Premier që kërkojnë që “Cityzens” të përjashtohet, pasi shkelja e këtyre rregullave ka bllokuar mundësinë e klubeve të tjera të jenë pjesëmarrëse në kompeticionet europiane.
Situtata emergjente në botë mund të çojë në trajtimin e kësaj cështje në një kohë më të largët dhe kështu City mund të marrë sërish të drejtën e pjesëmarrjes në Champions League për edicionin e ardhshëm. Ndërmjet tetë klubeve në Premier që duan përjashtimin e Sitit janë edhe: Liverpool, Chelsea, Manchester United e Arsenal. /abcnews.al



