Tjetër aventurë për Boateng, ish-“ylli” i Bayern firmos me “gjigantët” e Austrisë

schedule17:16 - 1 Qershor, 2024

schedule 17:16 - 1 Qershor, 2024

Pas përvojës së fundit zhgënjyese në Itali, në radhët e Salernitana, Jerome Boateng hap një kapitull të ri të karrierës së tij, e cila është drejt fundit, me ish-liderin e mbrojtjes së “Bavarezëve” të Bayern Munich, i cili ka firmosur me klubin e tij më të ri, austriakët e LASK Linz.

Kështu ish-“ylli” i Kombëtares së Gjermanisë ka fluturuar menjëherë drejt Austrisë, ku ka nënshkruar edhe një kontratë 2-vjeçare, me klubin e tij të ri, teksa ishin pikërisht këta të fundit, që bënë njoftimin për tifozët me anë të një postimi në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale.

“Kampion bote, dy herë fitues i Champions League, nëntë herë kampion i Bundesliga. Me CV-në e tij të suksesshme, Jerome Boateng konsiderohet një emër i madh në futbollin ndërkombëtar. LASK Linz ishte në gjendje të firmoste me ish-mbrojtësin e Bayern Munich, me, 35-vjeçarin gjerman ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në verën e vitit 2026”,- thuhej në njoftimin e klubit. /i.m /abcnews.al