Tjetër arritje për Kosovën, Nora Gjakova siguron medaljen e artë në Azerbajxhan

schedule18:16 - 22 Shtator, 2023

schedule 18:16 - 22 Shtator, 2023

Kosova po vazhdon të fitojë medalje të arta në sportin e xhudos, teksa këtë të premte, e talentuara, Nora Gjakova ka arritur të sigurojë medaljen, në Grand Slamin që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

“Dardanja” arriti në shkallën më të lartë të podiumit për peshën deri në 57 kg, duke siguruar kështu, një tjetër medalje të artë, teksa në finale mposhti sportisten nga Gjeorgjia, Eter Liperteliani, me “Ëaz-ari”.

Gjakova e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, duke fituar me “ippon” ndaj polakes Arleta Podolak. Në raundin e tretë triumfoi sërish me “ippon” ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me “ippon”, ndërsa në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!