Gjatë dy javëve të fundit Tirana humbi dy nga personat që kanë bërë shumë për klubin brenda dhe jashtë fushës. Më datë 13 shkurt u nda nga jeta Metush Seferi, një nga presidentët e klubit në vitet pas komunizmit.
Më datë 22 u nda nga jeta një nga lojtarët më të shquar të bardhebluve në vitet 1970-80, ish-mbrojtësi Seit Hyseni.
Në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” është vendosur të mbahet 1 minutë heshtje për dy legjendat bardheblu.
Duhet të themi se Tirana ka marrë kritika të shumta gjatë javëve të fundit për shkak se nuk mbajti 1 minutë heshtje në ndeshjen pas vdekjes së Seferit. /abcnews.al