Tiranë/ Vodhi flori në një banesë dhe i shiti në një argjendari, arrestohet 31-vjeçari: Çfarë iu sekuestrua në banesë

schedule10:00 - 17 Shtator, 2023

schedule 10:00 - 17 Shtator, 2023

Policia e Tiranës ka kapur dhe vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili vodhi sende me vlerë në një banesë dhe më pas i shiti në një argjendari.

I riu dyshohet se aksesorët e floririt i vodhi në një banesë në zonën e Unazës  së Re dhe më pas i shiti në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Gjatë kontrolleve që policia bëri në banesën e tij, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rings”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vodhi sende me vlerë në një banesë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen sendet me vlerë (aksesorë floriri), të cilat 31-vjeçari pas vjedhjes, i kishte shitur në një argjendari.

Gjithashtu sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas kallëzimit të depozituar nga një 33-vjeçare, se në datën 11.09.2023, një shtetas kishte vjedhur sende me vlerë, në banesën e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rings”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit, 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në një banesë në zonën e Unazës së Re, të cilat më pas i ka shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!