EMRI/ Tentoi të vidhte në një filial banke në Unazën e Re, arrestohet 23-vjeçari

schedule09:52 - 7 Gusht, 2023

schedule 09:52 - 7 Gusht, 2023

Policia e Tiranës ka kapur dhe arrestuar  23 -vjeçarin, Enrik Ismalaj që tentoi të vidhte në një filial banke në Unazën e Re.

Mësohet se 23-vjeçari ka tentuar ta grabisë filialin e kësaj banke, duke hapur derën kryesore me mjete rrethanore, por kanë qenë  banorët e zonës që kanë njoftuar menjëherë  forcat e policisë, po ashtu edhe sinjali i bankës që ka njoftuar policinë private.

Kur është marrë në pyetje, ai ka mohuar se kanë ai personi që ka tentuar të grabisë bankën. Ismalaj, u zbulua jo vetëm nga shenjat e gishtave, por po ashtu edhe në saj të kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasin në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!