Tiranë, shpërthim me tritol pranë dyqanit

schedule10:51 - 20 Korrik, 2018

schedule 10:51 - 20 Korrik, 2018

Në orët para të mëngjesit të sotëm një shpërthim i fuqishëm tritoli është rregjistruar në rrugën “Ymer Kurti” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 dhe sipas informacioneve zyrtare të bëra publike nga policia e Tiranës, lënda plasëse mësohet se është vënë në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases Drita Lulo.

Kjo e fundit mësohet se është motra e ish-gjyqtarit të shkarkuar të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale./abcnews.al