Shpërthim me lëndë plasëse në një zyre noterie në ish-Bllok. Lënd plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të noterisë.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës rreth orës 04:10 në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Deri më tani, raportohet vetëm për dëme materiale. Mësohet se biznesi është në emër të Esmeralda Dauti.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./abcnews.al