Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në katin e dytë të një pallati rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Sipas burimeve nuk ka persona të lënduar. Lënda plasëse është vendosur pranë një dyqani i cili ofron shërbime interneti, si dhe pranë një klinike dentare.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al


