Tiranë, PS arrin 19 mandate/ Numërohen 683 nga 1282 kuti, PS 48.15 për qind, PD-ASHM 35.01 për qind

schedule18:45 - 12 Maj, 2025

schedule 18:45 - 12 Maj, 2025

Në qarkun e Tiranë vijon procesi i numërimit të votave ku deri më tani janë numëruar 683 qendra votimi nga 1283 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 107,324 vota ose 48.15%. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 78,045  vota ose 35,01  %.

11,093 vota kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 6,717 vota ose 3.01%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Tiranës ka marrë 6,054 vota ose 2.72%.

Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 19 mandate, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 14 mandate, si dhe nga një mandat Lëvizja Bashkë, partia Mundësia si dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!