Tiranë, policia zbardh ngjarjen tek “Mujo Ulqinaku”

schedule17:35 - 20 Tetor, 2017

schedule 17:35 - 20 Tetor, 2017

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Ardit Isufaj, ndërsa një 36 vjeçar e shpalli në kërkim, pasi zbardhi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në rrugën Mujo Ulqinaku në kryeqytet.

Sipas policisë, dy personat kanë qëlluar me armë dhe kanë kanosur një 68 vjeçar. Ky i fundit, kishte parkuar makinën në afërsi të shkallëve, ku banonte 36 vjeçari i shpallur në kërkim.

Të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin për këtë vendparkim dhe në këto momente ka ndërhyre Ardit Isufaj i njohur si “Doraci”. 28 vjeçari ka kanosur 68 vjeçarin duke e kërcënuar me pistoletë dhe duke qëlluar në ajër.