Arrestohet në Tiranë 32 vjeçari Elis Ademi, i dyshuar si personi që pak ditë më parë në Kamëz, pas një përplasje me makinë, u konfliktua fizikisht edhe me armë me shtetasin I.XH. Policia bën të ditur se Elis Ademi më 25 tetor, para se të konfliktohej me I.XH., përlasi qëllimisht me mjetin e tij Ford, mjetin Volksvagen të shtetasit tjetër. Policia bën të ditur se ka identifikuar e
shpallur në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje, shtetasin me iniciualet S.C., I cili I kishte premtuar Ademit një shumë monetare.Në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas me inicialet F.M. i dyshuar si bashkëpunëtor i 32 vjeçarit Ademi.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit, të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.
Materialet iu referuan prokurorisë për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Prishja e qetësisë publike”..abcnews.al