Tiranë/ Pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 26-vjeçari

schedule12:17 - 21 Qershor, 2023

schedule 12:17 - 21 Qershor, 2023

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26 vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. I riu ishte pjesë  e një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

I riu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 14.05.2021, që ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Ricercato”.

Kapet në Tiranë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ricercato”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.r.t/abcnews.al