Tiranë/ Pas sherrit 14-vjeçari plagos bashkëmoshatarin

schedule10:08 - 12 Nëntor, 2024

schedule 10:08 - 12 Nëntor, 2024

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë. Sipas informacioneve një 14-vjeçar është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij. Policia në njoftimin zyrtar sqaron se gjatë konfliktit ky i fundit është dëmtuar  me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konfliktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!