Tiranë, nis verifikimi i lidhjeve të paligjshme të ujit tek bizneset

schedule15:01 - 1 Shkurt, 2018

schedule 15:01 - 1 Shkurt, 2018

Pronari i një biznesi në Tiranë është shoqëruar në polici për lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm.

 

Me përfundimin e afatit për vetëdisiplinimin e situatës me ujin Task-Forca e ngritur nga bashkia dhe UKT ka nisur verifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme tek bizneset.

Aksioni u përqëndrua në zonën e Astirit dhe të Dajtit ku nga kontrollet, sipas njoftimit të shpërndarë në media u konstatuan katër raste abuzimi. Njëri prej tyre u shoqërua në polici.

 

Ndërkohë në dy linjat kryesore të transmetimit që dalin nga impianti i Bovillës, u konstatuan 14 lidhje të paligjshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!