Një 16 vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht për shkak se mbante armë të ftohta në shkollë. Në kërkim është shpallur babai i tij Orges Shijaku pasi e shtynte të birin për të përdorur armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al