Tiranë/ Makina përplas 66-vjeçaren, gruaja ndërron jetë në spital

schedule11:59 - 10 Gusht, 2024

schedule 11:59 - 10 Gusht, 2024

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Besim Alla”. Mësohet se një 26-vjeçar duke drejtuar automjetit ka aksidentuar një 66-vjeçare. Si pasojë e plagëve të marra 66-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia.

“Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.