Tiranë/ I vunë flakën lokalit kundrejt pagesës, identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

schedule10:21 - 17 Tetor, 2023

schedule 10:21 - 17 Tetor, 2023

Një tjetër person është shpallur në kërkim për shkak se akuzohet se i ka vendosur zjarrin “UrgjencaClub” në Tiranë.

Bëhet fjalë për Erald Pazurkiewicz, i cili dyshohet se ndihmoi Klizjan Bajramin  t’i vendos zjarrin lokalit pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në pronësi të Xhino Gjinit dhe Renato Begajt në datën 12 tetor.

Ai hodhi benzinë në tarracë, ku u dogjën panelet diellore dhe disa pajisje të tjera, por u shmang shkrumbimi i plotë i tij.

Nga veprimet hetimore Klizjan Bajrami, 29-vjeçari që tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin “Urgjenca Club”, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ka treguar se u pagua 20 mijë lekë nga Redi Balla, 24 vjeç.

Ky i fundit është një emër i njohur pasi i është bërë atentat në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021.

Deri më tani policia ende nuk ka mundur ta arrestojë Redi Ballën por thotë se ka mbledhur informacion lidhur me vendndodhjen e tij.

.Identifikimi i autorit të zjarrvënies u bë nga agjentet e Komisariatit nr. 2 përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, të cilat pas vëzhgimit identifikuan dhe lokalizuan autorin Bajrami.

LEXO EDHE: EMRI/ I shpëtoi atentatit në 2021, kush është i riu që pagoi për djegien e lokalit në Tiranë 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali.

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi 41 vjecar, në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar më parë, kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga një shtetas, i cili është shpallur në Kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!