Grabitet një kioskë në zonën e ish-Bllokut. Pronarja e kioskës ka thënë se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.
Sipas saj autori ishte i armatosur. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas përshkrimit paraprak qe është bërë, dyshohet të jetë një person i vetëm me kapuç dhe i veshur me të zeza. Lidhur me grabitjen ka qenë një grua e cila ka njoftuar se i kanë marrë në kioskë një sasi parash.
/abcnews.al/