Një sherr ka ndodhur në ambientet e një lokali në Tiranë një ditë më parë. Tre vajza të reja janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Sipas policisë së Tiranës, dyshohet se pas sherrit dy shtetase 28 vjeçare kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren.
Dy 28-vjeçaret të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Sakaq materialet procedura i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/