Tiranë/ Familjarët e shpëtojnë fillimisht nga vetëflijimi, 29 vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

schedule16:40 - 13 Prill, 2023

schedule 16:40 - 13 Prill, 2023

Një 29 vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banasës në Qytet Studenti. Si pasojë është dëmtuar  dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se fillimisht ai ka tentuar të vetëvaret, por është ndaluar nga familjarët, më pas ai hipur në çatinë e katit të dytë dhe është hedhur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!