Tiranë/ Dyshohet se tentoi të merrte peng një fëmijë brenda një marketi, identifikohet dhe shoqërohet në polici 57 vjeçarja

schedule15:57 - 20 Shtator, 2024

schedule 15:57 - 20 Shtator, 2024

Identifikohet dhe shoqërohet në polici 57 vjeçarja që dyshohet se tentoi të merrte peng një vajzë dy vjeçare në një market në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur me datë 15 Shtator në rrugën e Barrikadave. Sipas policisë, 57 vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal./abcnews.al