Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas policisë 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu dyshohet se i arrestuari ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur. Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprimet të mëtejshme hetimore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/