Dy të rinj janë vënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Një 31 vjeçar, banues në Kamëz, u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje.
Ndërsa një 28 vjeçar u arrestua pasi gjykata e Kukësit kishte dhënë masën ‘arrest me burg’ për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”./abcnews.al


