Tiranë, arrestohen dy persona për plagosjen te “Irfan Tomini”

schedule10:50 - 17 Shkurt, 2018

schedule 10:50 - 17 Shkurt, 2018

Janë arrestuar sot dy autorët e konfliktit në lokal te rruga “Irfan Tomini” dje në Tiranë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona. Në prangat  e policisë kanë rënë Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe  Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë, që mbeti I plagosur në ngjarje.

Policia ka shpallur në kërkim dhe dy edhe personave të dyshuar si bashkëpuntor për tentativë vrasjeje. Ata janë F. P., 24 vjeç dhe R. P., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mesditën e djeshme rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”,  gjatë një konflikti të çastit  ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018  në rrugën “Irfan Tomini”,  ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas,  në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës u bë  arrestimi në flagrancë  për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”,  e shtetasve:

  • Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
  • Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:

 

  • F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22, 278 të Kodit Penal.
  • R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22,278 të Kodit Penal.

Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”,  gjatë një konflikti të çastit   ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është  sekuestruar  një armë zjarri  pistoletë  me një kreher me 2(dy) fishekë.

Materialet proceduriale, iu  kaluan për hetim të metejshem Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë , në ngarkim të shtetasve të mësipërm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!